Shumë nëna u bënë të lumtura dhe morën mësimet e para nga ajo, por dhe shumë fëmijë, shpeshherë edhe duke qarë, dëgjuan fjalët e para të saj. Ajo thotë për KosovaPress se nuk ka ndjenjë më të mirë për të se sa kur e di se po sjell në jetë një fëmijë, derisa ka edhe një mesazh për gratë shtatzëna.
Është kjo Qamile Zeqiraj, infermiere, e cila punon tash e 24 vjet në repartin paranatel.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...
Në Klinikën e Gjinekologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, janë kryer mbi 7 mijë mijë lindje gjatë vitit që lamë pas, prej të cilave, 2 mijë e 860 ishin lindje cezariane.
Po ashtu, janë përfunduar 110 aborte artificiale, me vetë dëshirë.
Drejtori i Klinikës Gjinekologjike, Zef Ndrejaj thotë për KosovaPress, se gjatë vitit që lamë pas, kanë qenë 7 mijë e 391 lindje, ku prej tyre 3 mijë e 871 meshkuj dhe 3 mijë e 751 femra.
E sa i përket kushteve në Klinikën Gjinekologjike, ai tregon se pritet të fillojë renovimi i klinikës me ndryshime të mëdha.
Përndryshe, në këtë klinikë thanë se nuk ka mungesë të aparaturave, por se presin të vijnë të reja./A.Shala/