ATK: Raporti Progresit vlerëson luftimin e evazionit fiskal dhe rritjen e të hyrave
Lexohet për: 2 min.
ATK-600x360-3
1 vit më parë
Linku u kopjua

Administrata Tatimore e Kosovës njofton se Raporti i Progresit, i cili u publikua dje nga Komisioni Evropian ka nxjerrë përsëri në pozicionin progresiv të ATK-së, duke vlerësuar lartë arritjet e bëra në fushat, të cilat kanë reflektuar në sistemin tatimor.

Në komunikatë thuhet se në kapitullin 16, në pjesën e tatimeve thuhet se Kosova ka një nivel të përgatitjes në fushën e tatimeve. Ajo ka arritur progres në zbatimin e inspektimeve tatimore të bazuara në rrezik në disa sektorë me rrezik të lartë dhe në digjitalizimin e shërbimeve. Rritja e masave për përmbushjen dhe formalizimin kanë çuar në rritjen e të ardhurave tatimore.

“Vlerësim i jashtëzakonshëm në këtë raport i jepet rritjes dhe tejkalimit të mbledhjes së të hyrave, ku theksohet se “Progres i mirë është bërë gjatë periudhës raportuese në lidhje me mbledhjen e tatimeve, (mbledhjen e detyrueshme dhe përmbushjen). Gjatë periudhës qershor 2022 dhe prill 2023, Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka mbledhur të hyra prej 728.7 milionë euro, 16.7% më të larta se e njëjta periudhë e një viti më parë””, thuhet në njoftim.

“Përveç të hyrave vend të rëndësishëm në vlerësim ka zënë edhe pjesa e luftimit dhe parandalimit te ekonomisë jo-formale, në të cilin specifikohet se gjatë periudhës raportuese ATK ka rritur aktivitetet për të luftuar ekonominë joformale, duke rritur numrin e vizitave përmbushëse, kontrolleve dhe hetimeve të rasteve të dyshuara për evazion fiskal.  Raporti vlerëson se këto aktivitete rezultuan me të ardhura shtesë prej 181.5 milionë euro për periudhën qershor 2022 – maj 2023, 17% më të larta se e njëjta periudhë e një viti më parë”.

Tutje, në Raportin e Progresit theksohet Administrata Tatimore ka bërë progres në lidhje me cilësinë e shërbimit, veçanërisht në përdorimin e shërbimeve elektronike. Kjo pasqyrohet edhe në Instrumentin për Vlerësimin Diagnostik të Administratës Tatimore 2022 (vlerësimi TADAT).

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025