Asllani ndryshon numrin e fanellës te Interi
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kristjan Asllani do të luajë me numë të ri në edicionin garues 2023/24 të Serie-me Interin.

Mesfushori shqiptar i cili kaloi te Interi nga Empoli sezonin e kaluar luajti me numrin 14 në fanellë, por tashmë edhe zyrtarisht e ka ndryshuar atë, raporton KosovaPress.

Edhe zyrtarisht, në faqen zyrtare të Interit, Asllani është paraqitur me numrin 21.

Reprezentuesi shqiptar pret që të ketë më shumë minuta në fushë në sezonin e ri, sidomos pas largimit të kroatit Marcelo Brozovic drejt Al Hilal-it në Arabinë Saudite.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024