AShAK me libra të shkruar në gjuhë të huaj për historinë e Kosovës
Lexohet për: 2 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Në nder të 25-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-së dhe çlirimit të Kosovës, Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës ka hapur ekspozitën e sotshme “Kosova në memorien e botës” me libra historik të Kosovës të shkruara në gjuhë të huaja.

Në librat e ekspozuar në AShAK është shkruar historia e popullit të Kosovës në kohërat e luftës dhe përkrahja e shteteve të mëdha ndaj Kosovës. Përmes shkrimeve dhe historisë së vendit përcillet thirrja për kujdesi dhe ndërgjegje.

Me këtë rast, kryeparlamentari, Glauk Konjufca tha se këto libra reflektojnë luftën e popujve të vegjël për të cilët e gjithë situata varet nga mbështetja e shteteve të mëdha.

Konjufca tha se bota ka kuptuar të vërtetën e luftës së Kosovës përmes autorëve, studiuesve dhe gazetarëve dhe se e vërteta e Kosovës e kishte vështirë të depërtonte dhe në shumë raste paragjykohej.

Po ashtu, kryetari i AShAK-ut, Mehmet Kraja theksoi se kjo ekspozitë duhet të quhej “Kosova në memorien e  botës”. Sipas tij, historia e luftës së Kosovës nuk mbetet vetëm si memorie, por përcjell mesazh dhe qartësi në rendin botërorë.

Ai shtoi se kjo ekspozitë është thirrje për të mos harruar thirrjen e kujdesisë dhe ndërgjegjësisë.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024