Në Kosovë mungon një institucion i pavarur për vlerësimin dhe monitorim e çështjeve fiskale, kështu është theksuar në tryezën e diskutimit me temën "Nevoja për themelimin e një Institucioni të Pavarur Fiskal në Kosovë”, e organizuar nga Instituti GAP, në të cilën është kërkuar nga institucionet përgjegjëse të merren më shumë me menaxhimin e financave publike.
Blendi Hasaj, Drejtor Ekzekutiv në Institutin GAP ka theksuar se nga qeveria ka një mosbashkërendim të dokumenteve vjetore, sikurse ai i buxhetit dhe disa dokumenteve tjera afatmesme strategjike që do të ndihmonin në zhvillimin ekonomik të vendit.Ndërsa Zhuri pas prezantimit ka ofruar disa opsione që mund të përshtaten në rastin e Kosovës në krijimin e këtij institucioni.
Në anën tjetër, ekonomistja e lartë për Ballkanin Perëndimor në Bankën Botërore, Sanja Madzarevic-Sunster ka thënë se është nevojë urgjente krijimi dhe menaxhimi i krizave fiskale pas konflikteve që po ndodhin në botë.
Auditorja e Përgjithshme në Zyrën Kombëtare të Auditimit në Kosovë, Vlora Spanca ka thënë se ZKA prin për nga pavarësia në nivel rajonal, dhe për besueshmëri që qytetarët kanë në raport me këtë institucion.
Ndërsa, Abdylmenaf Bexheti, anëtar i Këshillit Fiskal të Maqedonisë së Veriut ka thënë se Kosova ka avantazh të madh ta bëjë sa më shpejtë një institucion të pavarur.