Tahiri: Brenda dy ditësh vendoset nëse qeveria do të vazhdojë mandatin
Lexohet për: 2 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka paralajmëruar sot se nëse për dy ditë nuk arrihet dakordimi me partitë politike për shkuarje në zgjedhje të parakohshme deri më 30 maj, atëherë Qeveria Kurti do të vazhdojë mandatin e saj.
Ai pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka bërë të ditur se do të vazhdojnë konsultimet për zgjedhje të parakohshme, në të kundërtën ka paralajmëruar se do të dëmtohet Kosova.
“Pa dyshim, që dy ditët e ardhshme do t’i japin një epilog kësaj çështjeje dhe do të presim deri në momentin e fundit”, deklaroi ai.
Nëse nuk do të ketë seancë gjatë kësaj jave, Tahiri theksoi se qeveria do të vazhdojë mandatin e saj.
“Nëse se edhe këto dy ditë nuk kemi një dakordim, që më së largu ditën e enjte, 30 maj, të shpërndahet Kuvendi, atëherë ky opsion bie dhe qeveria do ta përfundojë mandatin, po ashtu edhe Kuvendi do ta përfundojë mandatin kushtetues të rregullt dhe zgjedhjet do t’i kemi në periudhën mes 20 janarit dhe 20 shkurtit të vitit të ardhshëm”, tha ai.