Kroacia dërgon ushtarë në Kosovë
Lexohet për: 1 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Dërgimi ceremonial i kontingjentit të 41-të kroat (HRVCON) në operacionin paqeruajtës KFOR në Kosovë do të bëhet nesër, më 20 maj, në kazermën “1 brigada e rojeve Tigrat – Kroaci” në Zagreb me fillim nga ora 15.00.

Në ceremoni do të merr pjesë zëvendëskryeministri i Kroacisë, njëherësh ministri i Mbrojtjes Ivan Anushiq.

Forcat e 41-të të HRVCON KFOR përbëhen nga pjesëtarë të Kompanisë së Këmbësorisë së Motorizuar, Njësisë së Aviacionit, Njësisë ISR, Njësisë së Shtabit, elementëve të mbështetjes kombëtare logjistike dhe inteligjencës dhe ekipit mjekësor, njofton Ministria kroate e Mbrojtjes.

Kroacia është pjesë e KFOR-it qe nga 2009 dhe deri më tash në Kosovë janë vendosur mbi 1.300 pjesëtarë të Forcave të Armatosura Kroate.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024