Një person, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, është gjetur pa shenja jete sot pasdite në Doblibarë të Gjakovës. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Shermet Elezaj, ka thënë për KosovaPress se policia dhe njësitet e nevojshme mjekësore kanë konstatuar në vendin e ngjarjes vdekjen e viktimës, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për obduksion. “Rreth orës 16:30 është raportuar se viktima mashkull i moshës madhore është gjetur pa shenja jete në vendbanimin e tij në fshatin Doblibare-Gjakovë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore, si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës”, ka thënë ai. Me vendim të prokurorit të shtetit është iniciuar rast “hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pajetë do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.