​Komunat të pa interesuara për diskutime për ligjin e ri për sport
Lexohet për: 3 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Vetëm tri komuna, Gjakova, Drenasi dhe Dragashi iu janë përgjigjur ftesës për debat publik për Ligjin e Ri për Sport i diskutuar sot në Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport ku mori pjesë edhe zëvendësministrja e Ministrisë së Sportit, Daulina Osmani.

Ligji i ri që së shpejti do të shkojë edhe në Kuvendin e Kosovës për miratim synon të sjellë edhe disa ndryshime, sidomos për shkak të organizimit të Lojërave Mesdhetarë në Kosovë në vitin 2030.

Osmani me këtë rast ka prezantuar disa prej risive që i sjellë ky ligj që kanë të bëjnë me infrastrukturën, por edhe disa ndryshime të tjera që prekin anën individuale të sportistëve.

“Janë paraparë roli, përgjegjësia dhe funksioni i individëve të përfshirë në sistemin sportiv, ku për herë të parë përfshihet edhe çështja e agjentëve sportiv, një funksion i ri ën Kosovë, por që ka gjetur praktikë ndër vite, mirëpo i ri në aspektin e rregullimit ligjor. Përtej asaj, një risi është që përmes ligjit është adresuar një kërkesë e ndërvitshme e gjeneratave të arta të komunitetit sportiv, në kuadër të këtij ligji janë gjuajtur veteran sportiv përmes se cilës parashihet të bëhet kompensimi i sportistëve dhe trajnerëve të cilët kanë kontribuar gjatë periudhës së okupatorit. Projektligji parasheh çështjen e infrastrukturës që e bënë një ndarje ndërmjet infrastrukturës shtetërore dhe asaj lokale, jep propozime të reja në aspektin se si investohet në infrastrukturë”, theksoi Osmani.

Ndërsa, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka kërkuar që të trajtohet edhe situata e sigurisë brenda objekteve sportive. Madje ai ka thënë se duhet miratuar një ligj i veçantë për këtë çështje sepse rreziku është mjaftë i madh në ngjarjet sportive pasi nuk ka kontrolle për njerëzit që hyjnë brenda tyre.

“Unë edhe në mandatet e kaluara ka kërkuar që ne ta kemi një ligj për menaxhimin e objekteve sportive, kushtet dhe kriteret e funksionimit të objekteve sportive. Është evidente që përjashtimisht sportet të caktuara, sportet tjera shikueshmëria është e vogël, mirëpo rrezikshmëria është e lartë sepse kushdo, sot ë dojë, çfarë të dojë mund të hyjë në objektet sportive gjatë zhvillimit të një aktiviteti sportiv, nuk ka kontrolle, mund të hyjë kushdo me dinamit, me kallash në objekte sportive edhe kjo në situatën në të cilën po jetojmë, në shekullin 21 me një zhvillim të madh të terrorizmit këto janë rreziqe permanente të cilat për fat të mirë deri sot nuk kanë ndodhur, por në të ardhmen nuk i dihet dhe ne do të duhej që edhe si ligjvënës por edhe si menaxher ta mendojmë bashkarisht se si t’i evitojmë ose ta parandalojmë rrezikun e mundshëm”, tha Haxhiu.

Gjatë ditës për Ligjin për Sport do të diskutohet edhe me Komitetin Olimpik dhe federata sportive.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024