​Kosova shënon sukses të madh edhe në sportin e duatlonit
Lexohet për: 1 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Kosova po shënon suksese të njëpasnjëshme në sport, madje edhe ne disiplina që janë më pak të njohura deri më tani.

Së fundi Albion Ymeri ka shënuar ngritje të lartë në renditjen botërore të Federatës Ndërkombëtare të Triatlonit, disiplina e duatlonit.

Triatlonisti kosovar, me medaljen e bronztë të fituar në garën ndërkombëtare “Africa Triathlon Sprint Duathlon Championships", të mbajtur gjatë fundjavës në Hurghada të Egjiptit, ka përfunduar në vendin e gjashtë në botë. Ai ka grumbulluar 661.15 pikë në total.

Duatloni është disiplinë që përbëhet nga vrapimi dhe çiklizmi, përcjellë KosovaPress.

Ymeri është bursist olimpik i KOK-ut, ndërsa vlerësohet garuesi më i mirë i Federatës së Triatlonit të Kosovës, të cilët po e mbështesin për të rritur nivelin e tij në garat ndërkombëtare.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024