Nderohen dëshmorët e pranverës së përgjakur në Rugovë e Podgur
Lexohet për: 1 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Brigada 136 "Rugova" ka bërë përpjekje titanike për shpëtimin e të plagosurve dhe atdheut i dha shumë dëshmorë. Në 25-vjetorin e betejës heroike për shpëtimin e shokëve të plagosur, kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj me bashkëluftëtarë nderuan dëshmorët e pranverës së përgjakur në Rugovë e Podgur. “Heroizmi dhe sakrifica e tyre do të kujtohet ndër breza”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. Ndryshe, në 25-vjetorin e rënies së dëshmorëve të Brigadës 136 “Rugova”, janë kujtuar Selman Lajçi, Besnik Lajçi, Afrim Gjuraj, Ramë Lajçi, Ramush Lajçi, Ramiz Brahimaj, Sherif Brahimaj, Xhavit Lajçi, Asllan Nikqi, Faton Nikqi, Rifat Shala, Osë Osaj, Sokol Nikqi, Sokol Lajçi dhe Tone Lajçi.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024