​32-vjeçari i jep fund jetës në Shirokë të Suharekës
Lexohet për: 1 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Një person i moshës 32-vjeçare i ka dhënë sot fund jetës duke u varur në litar. Rasti ka ndodhur në Shirokë të Suharekës, ku personi me inicialet A. T. është gjetur i varur në tavanin e shtëpisë së tij. Vesel Gashi, zëdhënës i policisë rajonale për Prizren, ka bërë të ditur për KosovaPress se policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes pas marrjes së informacionit.

“Informatat kanë ardhur rreth orës 16:00. Viktima është A. T., i lindur në vitin 1992. Në vendngjarje menjëherë kanë dalë Policia e Kosovës dhe një ekip nga emergjenca e QKMF-së në Suharekë. Mjeku në vendin e ngjarje ka konfirmuar vdekjen e viktimës,” ka thënë ai. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ndërkohë policia me prokurorinë e shtetit ka hapur rastin si ‘hetim i vdekjes’.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024