Kurti akuzon Serbinë për fshehjen e fatit të personave të pagjetur
Lexohet për: 2 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri Albin Kurti ka akuzuar sot Serbinë se bashkë me mohimin e krimeve gjenocidale, ajo po vazhdon t’ua mohojë familjeve të drejtën për të ditur të vërtetën për fatin dhe vendndodhjen e personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë. Ai këto komente i bëri në 25-vjetorin e masakrës në Hallaq të Vogël dhe Rufc të Ri të Lipjanit, të kryera nga forcat e armatosura serbe. Grupi i intelektualëve të Mitrovicës për herë të fundit u pa më 19 prill 1999 në Dreth të Zubin Potokut. Derisa po largoheshin për në Mal të Zi, nga forcat e ushtrisë jugosllave u ndaluan: Adem Ademi, Idriz Rreci, Demir Ahmeti, Fatmir Fazliu, Adem Beqiri, Sahit Berani, Hasan Dervari, Ali Haliti, Shaip Ujkani, Faton Ujkani, Mahit Ujkani, Nazim Ujkani, Shkelzen Ujkani, Tahir Meziu, Sali Meziu, Naser Meziu, Zymer Meziu, Selim Meziu, Shaqir Meziu, Samir Meziu, Bekim Meziu, Xhevdet Meziu, Xhemail Meziu. Pas vrasjes, në përpjekje të zhdukjes së gjurmëve të krimit, iu zhdukën trupat.

Në të njëjtën ditë, më 19 prill 1999, forcat e armatosura të Serbisë kryen masakër në Hallaq të Vogël dhe Rufc të Ri të Lipjanit. Në përvjetorin e zhdukjes, përkujtojmë grupin me 23 doktorë, profesorë e veprimtarë të çështjes kombëtare e të të drejtave të njeriut nga Mitrovica. I përkujtojmë sot 21 të vrarët në masakrën e 19 prillit në fshatrat e Lipjanit. Nuk harrojmë asnjëherë sakrificën e madhe për lirinë e Kosovës, shkruan Kurti në Facebook.

Ndryshe, edhe 25 vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë ende nuk dihet asgjë për fatin e rreth 1.600 personave të zhdukur.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024