Protestohet para UP-së, kërkohet shkarkimi i profesorit Krasniqi, studentët paralajmërojnë veprime tjera
Lexohet për: 1 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Lëvizja Feministe Studentore edhe sot po e vazhdon protestën për ngacmimet në Universitetin e Prishtinës në të njëjtën kohë kur do të mblidhet Këshilli i Etikës së UP-së.

Anëtarja e Lëvizjes Feministe Studentore, Blenda Asllani, tha se nëse sot nuk merret një vendim për profesorin Xhevat Krasniqin, për të cilin studentët kanë bërë denoncim 27 herë për ngacmim seksual, atëherë studentët do të bllokojnë dyert dhe nuk do t’i lejojnë të dalin jashtë derisa ky i fundit të largohet nga puna./A.Shala/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024