Mbahet procesi gjyqësor ndaj Pjetër Shalës – gjykimi. (Hagë, 09:30 - 16:00)
Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë Petrit Ajeti raporton në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 10:00)Mbahet debati “Roli dhe efektiviteti i shoqërisë civile në ndërgjegjësim për çështjet dhe sfidat mjedisore në zbatimin e ligjeve dhe rregulloreve ekzistuese mjedisore”. Marrin pjesë Teodora Andreeva - menaxhere e Programit të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë në fushën e mjedisit dhe ndryshimeve klimatike. (Qendra Mediale Çagllavicë, ora 10:00)
Lëvizja FOL organizon tryezën “Kuptimi dhe perceptimi i sinjalizimit nga sektori privat”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 10:00)
Komisioni Parlamentar për Arsim organizon tryezën e diskutimit “Prej Politikave në Praktikë. Shqyrtimi i progresit në Arsimin e Lartë dhe Shkencë.” Merr pjesë ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 10:00-16:00)
Presidentja Vjosa Osmani bën homazhe në Poklek, Drenas. (Ora 10:30)
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit të Performances: “Barazia gjinore dhe fuqizimi i grave nga zonat rurale përmes përfshirjes së tyre në tregun e punës”. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 11:00)
Organizatat e shoqërisë civile në Pejë mbajnë marsh proteste paqësore në shenjë revolte ndaj vrasjes së Gjyljeta Ukellës. (Qendra e qytetit për të vazhduar te objektet e Policisë, Gjykatës Themelore dhe Prokurorisë Themelore në Pejë, 11:00)