Ministri i Punëve të Jashtme, Çështjeve Evropiane dhe Tregtisë të Maltës, njëherësh kryesues i OSBE-së, Ian Borg ka kërkuar progres në procesin e dialogut Kosovë-Serbi, me ndërmjetësimin e BE-së në Bruksel, teksa për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës tha se për këtë ekzistojnë rregulla të caktuara. Ai gjatë vizitës së tij në Kosovë nënvizoi nevojën e zbatimit të Marrëveshjes Bazë të Brukselit dhe aneksit të Ohrit. I pyetur nga gazetarët nëse Serbia po e shkel Marrëveshjen e Brukselit me kundërshtimin e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës, Borg ka refuzuar të komentojë duke thënë se nuk mund të gjykojë, por tha se KiE ka rregullat e veta dhe së shpejti do të merret një vendim. "Nuk ka shumë kohë për të pritur. Është afër dhe së shpejti do të dimë se si vendos Këshilli i Evropës”, tha ai.
Borg foli edhe procesin zgjedhor për shkarkimin e kryetarëve në veri, ku tha se i njëjti duhet të jetë fer i dhe i drejtë dhe më pastaj duhet të avokohet për pjesëmarrje të komunitetit serb. Gjatë ditës, kryesuesi i OSBE-së ka takuar presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe ministren e Jashtme, Donika Gërvalla./E.Zeqiri/