Ademi dhe Hamza i Ri vizitë te lapidari i Enver Zymberit
Lexohet për: 1 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Hamëz dhe Adem Jashari, dy pasardhësit e familjes Jashari, kanë vizituar dje veriun, ku kanë kujtuar edhe dy policët e vrarë Enver Zymberi dhe Afrim Bunjaku.

Hamëz Jashari ka shpërndarë disa fotografi në Facebook, ku ka shkruar se është mirënjohës ndaj historisë dhe heronjëve që kanë mbrojtur me gjak veriun.

“Nga Prekazi në Veri! Shetitje e lirë dhe krejt e zakonshme në veri të Kosovës bashkë me Ademin, duke qenë mirënjohës ndaj historisë dhe heronjëve që mbrojtën me gjak edhe këtë pjesë të veçantë të Kosovës. Policët Enver Zymberi dhe Afrim Bunjaku janë ata që kurorëzuan çlirimin e plotë të kësaj pjese të jashtëzakonshme të vendit”, ka shkruar ai, ndërsa ka publikuar foto dhe video.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024