Tërmet i fuqishëm në Tajvan, raportohet për të vdekur e të plagosur
Lexohet për: 2 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.4 ballë Rihter ka goditur Tajvanin, i cili deri në këto momente raportohet t’iu ketë marrë jetën 4 personave teksa mbi 50 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Sipas Qendrës Sizmiologjike të vendosur në Taipei, lëkundja sizmike mund të cilësohet si një ndër më të fuqishmet në 25 vitet e fundit, teksa në të gjithë vendin shpërtheu alarmi për tsunami.

Dhjetëra ndërtesa janë shembur në kontenë Hualien, aty ku ndodhet dhe epiqendra e tërmetit, teksa mediat shkruajnë se shumë njerëz kanë mbetur nën rrënoja, çka nënkupton se bilanci i viktimave mund të rritet në orët në vijim.

I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i Kinës për këtë katastrofë natyrore, e cila pasi shprehu ngushëllimet për autoritetet e Tajvanit, deklaroi se është gati të ndihmojë në përballimin e pasojave dhe me ekipe të ndihmës së shpejtë.

Sipas raportimeve, lëkundjet kanë qenë shumë të forta dhe kanë zgjatur për disa sekonda, teksa alarmi për tsunami ka detyruar dhe vendet fqinje të marrin masa në zonat bregdetare.

Në Japoni, në shumë aeroporte, mes të cilëve dhe ai në Okinaua kanë pezulluar përkohësisht fluturimet, si masë paraprake, raporton A2.

Zonat bregdetare u evakuuan dhe në Filipine, ku autoritetet iu kërkuan banorëve të largohen, pasi dallgë të mëdha mund të përplasen në brigje.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024