Ngjarjet e datës 3 prill
Lexohet për: 2 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Studentet aktiviste bashkë me Lëvizjen Feministe Studentore, protestojnë duke kërkuar shkarkimin e profesorit Xhevat Krasniqi dhe anëtarëve të Këshillit të Etikës. (Para Rektoratit të UP-së, ora 08:00-16:00)

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti mbanë dëgjim publik mbi sfidat në zbatim të legjislacionit nga institucionet ligjzbatuese dhe ndërmarrjet publike në sektorin e shërbimeve të ujit. Dëgjimi është i mbyllur. (Kuvendi i Kosovës, salla N506), ora 11:00)

Komisioni për Integrime Evropiane shqyrton projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative dhe harmonizimin e tyre me ligjin për procedurën e përgjithshme administrative, faza e dytë, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 11:00­)

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton raportin me rekomandime të Komisionit Funksional për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimi e ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative dhe harmonizimin e tyre me Ligjin për procedurën e përgjithshme administrative, faza e dytë, etj. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 11:00)

Takimet kulturore “PENA E DRITËS”, në takimin e saj të dytë, organizon promovimin e kryeveprës së historianit të mirënjohur Romeo Gurakuqi, “Shqipëria dhe Tokat e Lirueme 1939-1946”. (Biblioteka “Ernest Koliqi” në Prishtnë, ora 19:00).

Komisioni Parlamentar për Media ka planifikuar të mbajë dëgjim publik për Projektligjin për Komisionin e Pavarur për Media, me qytetarët dhe hisedarët e tjerë në Komunat e Kosovës, me qëllim të marrjes së vërejtjeve, propozimeve dhe rekomandimeve për projektligjin e lartcekur. (Salla e Kuvendit Komunal, Prishtinë, ora 11:00)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024