Napoli po bën gjithçka për ta bindur Conten
Lexohet për: 2 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis është i vetëdijshëm që duhet të bëjë diçka të madhe pas këtij sezoni, dhe dëshiron me çdo kusht që ta bind Antonio Conten që ta merr përsipër punën e trajnerit në klub.

Conte është i papunë që nga largimi nga Tottenhami para 12 muajve, duke marrë pushim për t’u rikuperuar dhe për të kaluar kohë me familjen e tij në Torino, raporton KosovaPress.

Pavarësisht se është larguar përkohësisht nga futbolli, tekniku italian ka vazhduar që të jetë pjesë e titujve nga mediat.

Napoli ka kohë që po e ndjek Conten, ku e ka kthyer kokën nga ai që prej se e shkarkoi Rudo Garcian para se të emëronte më pas Walter Mazzarrin si trajner. Conte nuk dëshironte që të merrte një skuadër në gjysmë të sezonit, pasi dëshiron që të ketë përgatitje parasezonale për të aplikuar sistemin e tij.

“Gazzetta dello Sport” detajon se De Laurentiis po vazhdon që të bëj presion mbi Conten për ta bindur atë që ta marrë punën e trajnerit te Napoli në verë, duke i premtuar atij kontroll të plotë në merkato, dhe mbi 100 milionë euro për t’i shpenzuar pas shitjes së Victor Osimhen.

Po ashtu, paga e lartë e Contes nuk paraqet problem për presidentin e Napolit, i cili është i vetëdijshëm që duhet bërë investime të mëdha pas kaosit të këtij sezoni, duke dashur që klubi i tij të rikthehet sërish në Ligën e Kampionëve.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024