Drilon Islami “Ylli i Javës” në Superligë
Lexohet për: 2 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Çmimi “Ylli i javës” për javën e 27-të në Albi Mall Superligë i ka takuar futbollistit të FC Prishtina, Drilon Islami

Islami  ishte më i angazhuari në fushë, sidomos në ndërprerjet e kundërshtarit në mesfushë. Pika e arkëtuar e Prishtinës në ndeshjen kundër Ballkanit, sipas komisionit ishte meritë e organizimit të lojës nga Islami.

Pasi mori këtë çmim futbollisti i FC Prishtina u shpreh i lumtur që për herë të parë u vlerësua si më i miri i javës.

“Jam shumë i lumtur që jam zgjedhue Ylli i javës. Pa ndihmën e bashkëlojtarëve dhe stafit nuk do të mund të kisha një sezon kaq të mirë, andaj i falënderoj të gjithë. Ky çmim është një motiv shtesë që të vazhdoj tutje nga ndeshja në ndeshje të arkëtojmë pikët maksimale që ta arrijmë synimin tonë - daljen në Evropë. Nesër na pret një ndeshje e vështirë në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës, por duke e ditur objektivin e klubit, do ta japim maksimumin për të arritur finalen dhe për ta fituar këtë trofe”, tha Drilon Islami për faqen zyrtare të FFK-së.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024