LVV e bindur se Kushtetuesja do të mundësojë Ligjin për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme
Lexohet për: 2 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Lëvizja Vetëvendosje është optimiste që Kushtetuesja do të mundësojë Ligjin për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. Deputeti Adnan Rrustemi konsideron se është e pashembullt kohëzgjatja prej kur kjo gjykatë po merret me vlerësimin e kushtetueshmërisë së këtij ligji. Sipas tij, vonesat në shqyrtimin e projektligjeve kanë impakt të drejtpërdrejt në qeverisjen. 

Në përgjigjen e Gjykatës Kushtetuese nuk janë dhënë detaje se kur pritet vendimi, veçse thuhet se kjo lëndë është duke u shqyrtuar. 

“Kjo lëndë është duke u shqyrtuar. Sapo të merret vendimi, për këtë do të njoftohen me kohë të gjitha palët e përfshira në rast dhe opinioni”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për Komunikim dhe Informim të Gjykatës Kushtetuese. 

Gjykata Kushtetuese duhet të trajtojë brenda dy muajve një projektligj, kështu thotë deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi. 

Kryetari i Komisionit për Legjislacion, Adnan Rrustemi deklaron se janë adresuar tri rekomandimet e Komisionit të Venecias dhe se po presin që Kushtetuesja të mundësojë zbatimin e këtij ligji. 

Edhe avokati Ardian Bajraktari konsideron se kohëve të fundit ka numër të madh të nismave legjislative, të cilat po adresohen në Gjykatë Kushtetuese. 

Miratimi i këtij ligji mundëson krijimin e mekanizmit për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme. Verifikimi i pasurisë do të bëhet për të gjithë ata zyrtarë që ekzistojnë dyshimet se kanë fituar pasurinë kundërligjshëm. 

Ligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme është miratuar në shkurt të vitit të kaluar, ku ka marrë përkrahjen e 66 deputetëve. Më pas, Partia Demokratike e Kosovës e ka dërguar në Kushtetuese për vlerësim të kushtetutshmërisë. /Sh.Pajaziti/

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024