Prokuroria jep detaje nga vrasja e rëndë në Prishtinë
Lexohet për: 2 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Pas vrasjes së rëndë në Prishtinë që ndodhi një ditë më parë, prokuroria ka dhënë detaje për rastin.

Në një përgjigje për KosovaPress, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj, tha se prokurori kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe bashkë me njësitë relevante kanë ndërmarrë veprime hetimore në vendin e ngjarjes.

“Sipas hetimeve preliminare dyshohet se nga të shtënat me armë zjarri është vrarë një person, ndërsa tre persona të tjerë janë plagosur dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore, ku njëri prej tyre e ka gjendjen më të rëndë shëndetësore”, thuhet në përgjigje.

Derisa në vendin e ngjarjes Ulaj tha se janë sekuestruar gëzhoja, veturë e prova të tjera materiale të cilat do të shërbejnë në procedurën penale.

 “Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, derisa në koordinim me policinë po zhvillohen hetime për arrestimin e të dyshuarve dhe sigurimit të prezencës së të njëjtëve në procedurën penale”, thuhet në njoftim.

Derisa edhe Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka dhënë detaje të këtij rasti.

“Dyshohet se pas një konfrontimi në mes të dy grupeve ka ardhur deri tek gjuajtja me armë zjarri, ku si pasojë një mashkull kosovar ka vdekur, ndërsa një femër kosovare është plagosur dhe e njëjta është dërguar në QKUK. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore. Lidhur me rastin dy të dyshuar meshkuj kosovarë janë në kërkim policor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML. Rasti nën procedura hetimore”, përfundon njoftimi i policisë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024