Dita e Dizajnit Italian në Kosovë: Tryezë e rrumbullakët me studentë dhe profesionistë
Lexohet për: 4 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Me rastin e Ditës Italiane të Dizajnit 2024, Ambasada e Italisë në Kosovë, Zyra ICE në Tiranë (ITA/ICE) dhe Kolegji UBT do të organizojnë një tryezë të rrumbullakët me studentët e Arkitekturës dhe Dizajnit, si dhe me një përfaqësim të profesionistëve në këtë sektor. Luisa Maria Virginia Collina, arkitekte dhe profesoreshë e  rregullt e Dizajnit në Politeknikun e Milanos, do të diskutojë me ta edicionin këtij viti – " Krijimi i vlerës gjithëpërfshirja, inovacioni dhe qëndrueshmëria". Ngjarja do të mbahet të enjten, më 21 mars në orën 11:00 në Bibliotekën e UBT Innovation Capmus në Lipjan. Në bashkëbisedim me profesoreshën do të jenë edhe Zv. Shefi i Misionit, Ugo Ferrero dhe Rektori i UBT-së Edmond Hajrizi.

Zv. Ambasadori Ferrero shpjegon: "Tema e IDD-së së këtij viti, mbi të cilën do të reflektojmë së bashku me studentët dhe profesoreshën, synon të trajtojë çështje me ndikim të fortë për të ardhmen e planetit: vlerën e procesit të prodhimit, e cila ndërthur traditën dhe mjeshtërinë me teknikat më moderne në drejtim të inovacionit dhe qëndrueshmërisë mjedisore. Prandaj, cilësi, por edhe gjithëpërfshirje: tema e dizajnit italian në fakt nuk synon t'i drejtohet një grupi klientësh, por ka synim një audiencë të gjerë blerësish të ndërgjegjshëm dhe cilësinë si një faktor rinovimi, zhvillimi të qëndrueshëm dhe të përgjegjshëm".

Për Prof. Collina, e cila ka disa bashkëpunime me kompani për programe kërkimore ndërkombëtare dhe projekte inovative strategjike në dizajn, “procesi është boshti, sepse bëhet një element formal që është edhe dallues, që i jep identitet rezultatit përfundimtar, si një nënshkrim. Falë përdorimit efikas të burimeve dhe teknologjisë inovative është e mundur të përmirësohen produktet dhe proceset për të prodhuar vlerë dhe për të promovuar qëndrueshmëri."

Për Rektorin UBT-së z. Hajrizi, "Dita Dizajnit italian dhe mundësia për të takuar një profesioniste të njohur në këtë sektor si Prof. Collina përfaqësojnë një mundësi të çmuar për studentët tanë dhe stafin tonë mësimor: si institucion ne jemi në fakt të angazhuar në promovimin e inovacionit dhe kreativitetit dhe, në këtë drejtim, ne jemi të interesuar të eksplorojmë aspektet unike dhe ikonike të sistemit italian të dizajnit. Duke zgjeruar vështrimin tonë, i jemi thellësisht mirënjohës Ambasadës së Italisë për nismat e fundit të përbashkëta, gjithashtu, aktivizimin e një lektorati të mbështetur tërësisht nga Ministria e Punëve të Jashtme, që na ka mundësuar përfshirjen e mësimit të gjuhës italiane në ofertën tonë të edukimit”.

Krahas ngjarjes së organizuar nga UBT-ja, me rastin e Ditës së Dizajnit Italian 2024, janë planifikuar një sërë aktivitetesh promovuese të "Made in Italy", nga Zyra ICE-s. Ekspozita të veçanta dhe zbritje janë planifikuar në pika të ndryshme të shitjes në qytetet kryesore të Kosovës, veçanërisht në kanalet vendore të shpërndarjes në shkallë të gjerë. I njëjti trend përfshin edhe ekspozitën inovative për Pinokun, të kuruar nga ADI Design Museum, e cila do të përurohet në “Prishtina Mall”, më 6 prill dhe do të qëndrojë e hapur deri në fund të muajit.

Dita Italiane e Dizajnit (Italian Design Day)është edicioni tematik i nisur nga Ministria e Jashtme Italiane në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës. Përbëhet nga një program i gjerë ngjarjesh promovuese në të gjithë botën, organizuar nga rrjeti i Ambasadave, Konsullatave, Instituteve Italiane të Kulturës dhe zyrave të ICE-s ashtë vendit: Çdo vit, për këtë rast, mbi njëqind dëshmitarë (testimonial) bëhen transmetues të dizajnit dhe krijimtarisë së Italisë. Edicioni është vendosur si një mjet efektiv për të mbështetur promovimin e dizajnit dhe ndërkombëtarizimin e një sektori strategjik industrial për eksportet italiane, si dhe një impuls për komponentin edukativo-trajnues, duke inkurajuar ndërveprimin e sistemit të trajnimit të lartë me komunitetet krijuese jashtë vendit për të promovuar ofertën e trajnimit në Itali në fushat e dizajnit dhe industrive krijuese për rritjen e talenteve të reja dhe profesionalizmit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024