Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar, ka thënë se marrëdhëniet me kryeministrin Albin Kurti kanë disa sfida për shkak të trajtimit të pakicës serbe. Megjithatë, ai tha se takimi ishte i mirë dhe se SHBA mbetet partneri më i qëndrueshëm dhe më i përkushtuar i Kosovës.
Emisari amerikan, pas takimit me Kurtin, tha se shpreson më shumë fleksibilitet nga Kosova sa i përket rregullores së BQK-së, ku ndalohet dinari serb. Krahas kësaj, ai tha se kryeministri i ka premtuar se do t’i shqyrtojë disa nga propozimet që i ka bërë sot sa i përket zbatimit të rregullores së BQK-së.Sipas tij, komuniteti serb në Kosovë janë ndikuar negativisht nga rregullorja e BQK-së.
Ismaili: Rregullorja e BQK-së është në fuqi, askush s’po kërkon ndryshim • KosovaPress
Lajçak: Nevojiten takime shtesë, shumë pyetje politike mbeten pa përgjigje • KosovaPress
“Gjithçka që kemi bërë në vitin e fundit ka qenë në favor të Kosovës, kështu që menjëherë pas Ohrit kemi mbështetur kandidaturën tuaj për Këshillin e Evropës, kemi mbështetur proceset tuaja demokratike, përfshirë zgjedhjet në veri, ju qëndruam pranë pas sulmeve të 24 shtatorit dhe ne morëm një vendim për të ndihmuar në sigurimin e Javelin-ëve... Gjithçka që kemi bërë ka qenë për Kosovën dhe ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë... Ndërkohë, ne shpresojmë që Kosova të dëgjojë shqetësimet tona”, përfundoi ai. /E.Zeqiri/
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.