Shorti i formatit të ri të Ligës së Kampionëve do të bëhet me kompjuter
Lexohet për: 1 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Formati i ri i Ligës së Kampionëve nga sezoni i ardhshëm nënkupton se kompjuterët do të përdoren për të tërhequr shortin.

Simulimet e shortit të UEFA-s kanë treguar se një short manual për formatin e ri do të merrte tri deri në katër orë, dhe do të duheshin 900 topa për të, raporton KosovaPress.

Në vend të kësaj, një metodë hibride do të përdoret, ku klubet do të pozicionohen në mënyrë manuale e më pas kompjuteri do ta marrë përsipër punën dhe të zgjedhë kundërshtarët në tetë grupe.

Shorti i ri hibrid pritet të zgjas deri në 35 minuta, e njëjta kohë që i duhet shortit aktual për formatin aktual që e ka Liga e Kampionëve.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024