BE pret të hapë një korridor detar për ndihma në Gaza këtë fundjavë
Lexohet për: 2 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha se një korridor humanitar detar midis Qipros dhe Gazës mund të hapet këtë fundjavë, si pjesë e përpjekjeve të shtuara perëndimore për të lehtësuar krizën humanitare në enklavën palestineze të shkatërruar nga lufta.

"Tani jemi shumë afër hapjes së korridorit, shpresojmë këtë të shtunë, këtë të diel," tha von der Leyen, e cila po viziton Qipron.

"Ne po nisim këtë korridor detar të Qipros së bashku, Bashkimi Evropian, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Shtetet e Bashkuara," tha ajo.

Misioni i ndihmës është një përpjekje e përbashkët e Komisionit Evropian, Gjermanisë, Greqisë, Italisë, Holandës, Qipros, Emirateve të Bashkuara Arabe, Britanisë së Madhe dhe Shteteve të Bashkuara. Ata njoftuan në një deklaratë të përbashkët se do të sigurojnë dërgimin e një sasie të konsiderueshme të ndihmave humanitare për popullatën e Gazës.

Shtetet e Bashkuara njoftuan se një mision i posaçëm ushtarak amerikan në koordinim me partnerët humanitar dhe vende të tjera do të krijojë një port të përkohshëm në Gaza. Kjo do të kryhet në koordinim të ngushtë me qeverinë izraelite, thuhet në deklaratën e përbashkët.

"Dorëzimi i ndihmës humanitare drejtpërdrejt në Gaza nga deti do të jetë kompleks dhe kombet tona do të vazhdojnë të vlerësojnë dhe rregullojnë përpjekjet tona për të siguruar shpërndarjen më efektive të ndihmës. Ky korridor detar mund - dhe duhet - të jetë pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të rritur rrjedhën ndihma humanitare dhe mallra komerciale për Gazën përmes të gjitha rrugëve të mundshme”, thuhet në deklaratën e përbashkët.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024