Këtë vit, ekspertët e udhëtimeve kanë rekomaduar një turne në një destinacion kryesisht të panjohur…por shumë të pasur, Shqipëri, shkruan Philippe Marcacci në të përditshmen franceze “L’Est Républicain”.
1. Një destinacion kryesisht i panjohurShqipëria u konsiderua në vitin 1991 si një vend i izoluar në kontinentin evropian.
Por, sa e largët duket ajo kohë. Vitin e kaluar, Shqipëria u vizitua nga 10 milionë turistë.
Prandaj, duhet të nxitoni për të vizituar këtë destinacion!
2. Një vend udhëkryq me një të kaluar të pasur
Romakët, grekët, bizantinët, osmanët… Në nivele të ndryshme, ata lanë pas një trashëgimi që mund të lexohet në “gurë” dhe zakone. Në këtë vend të vogël, ka shumë për të zbuluar!
3. Një risi e Ballkanit
4. Peizazhe mahnitëse
Njëzet herë më e vogël se Franca (më pak se 29,000 km2), Shqipëria ofron një diversitet të jashtëzakonshëm gjeografik që pritet të zbulohet nga admiruesit e natyrës.
5. Momente të bukura
E pasur në kulturë dhe folklor, në Shqipëri mund të jetoni një përvojë të privilegjuar dhe të paharrueshme.