Kuka: Projekti ‘Kosova shtet i xhudos’ po jep frytet e tij
Lexohet për: 1 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Në Golem të Shqipërisë po zhvillohet një kamp stërvitor i xhudos ku po marrin pjesë xhudistë nga Kosova dhe Shqipëria. Këto përgatitje po bëhen për të qenë gati për vlugun e madh të garave ndërkombëtare të xhudos, e ku Kosova synon shumë medalje elitare evropiane e botërore.

Me ecurinë e këtyre përgatitjeve është shprehur i kënaqur trajneri më i mirë në botë në sportin e xhudos, Driton Kuka. Ai ka thënë se po ofrohet koha e garave të njëpasnjëshme, ndërsa ka shtuar se frytet e projektit ‘Kosova shtet i xhudos’ tashmë kanë filluar të shihen edhe në tere, transmeton KosovaPress.

Postimi i plotë i Driton Kukës:

Golem 2024

Kampi stërvitor Kosovë - Shqipëri me disa mysafir të huaj po shkon mirë!

Sezona e garave në vlugun e saj në krejt grupmoshat.

Tashmë Kosova po garon me afër 45 garues në gara ndërkombëtare dhe të gjithë me nivel serioz.

Projekti #KosovaShtetiXhudos po jep frytet e saj me masovitet gjithandej në klube, seksione e shkolla të xhudos!

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024