Dragashi i ngufatur sa i përket zhvillimit ekonomik
Lexohet për: 3 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Të ngulfatur rreth zhvillimit ekonomik po konsiderojnë se janë në Komunën e Dragashit, pasi në vitin e kaluar kishin pasur shumë kërkesa dhe donatorë, të cilët kanë dashur të investojnë me milionë euro në blegtori, turizëm dhe energji të ripërtëritshme, mirëpo për shkak të mungesës së pronës, këta investitorë janë kthyer mbrapsht.

Kështu bënë të ditur  në një intervistë për KosovaPress, kryetari i Komunë së Dragashit, Bexhet Xheladini, derisa vlerëson si projektin më madhor atë të ujësjellësit. 

Xheladini flet edhe për “fatin” e pronave të komunës, si dhe vendimin e Asamblesë Komunale të Dragashit, që pronën e cila përfshinë Parkun Nacional, të bartet nga Agjencia Kosovare e Privatizimitm (AKP) në pronë komunale, bëri që kjo e fundit të dërgojë padi në gjykatë.

Ndër të tjera, i pari i Dragashit, gjatë intervistës përmend edhe  mbështetjen jo të mjaftueshme nga qeveria për këtë komunë, për çka potencon nevojën e miratimit të grantit të katërt, ngase sipas tij, kështu do të bëhej një barazi financiare mes komunave.

Përveç kësaj, kryetari i Dragashit, Bexhet Xheladini tha se për shkak të padisë së AKP-së, ndaj komunës për disa prona, është detyruar që t’i kthejë mbrapsht disa investitorë.

Ai thotë se para një muaji ka filluar procesi i gjykimit, për çka shpreson se këto prona t’i kthehen komunës.

Ndërkaq, ndarja e buxhetit 2024 për komunat, po konsiderohet si e padrejtë nga kryetari kësaj komune. Sipas tij, qeveria duhet të miratojë sa më parë grantin e katërt të komunave në mënyrë që të bëhet një barazi financiare e komunave.

Xheladini potencon se qeveria do të duhej të përfshihej në ndarjen e mjeteve shtesë për investime kapitale, ngase sipas tij, komunat të cilat kanë të hyra të vogla vetanake kanë më së shumti nevojë për një mbështetje të tillë.

Gjithashtu, ai thekson se Komuna e Dragashit ka marrë vendim kundër faljes së tatimit në pronë, për çka thotë se një veprim ndryshe do të përgjysmonte të hyrat vetanake.

Kryetari i Dragashit bëri të ditur se janë në pritje të nënshkrimit të kontratës si fitues të grantit të performacës, bazuar në raportin e auditorit të jashtëm për këtë komunë./Z.Zeneli/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024