Maqedonci për sistemin anti-tank: Jemi ne pritje të ofertës nga ShBA-së
Lexohet për: 1 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka thënë se i gëzohet lajmit që sot ka përfunduar periudha tridhjetë ditore e njoftimit të Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, rreth kërkesës për blerjen e sistemit anti-tank Javeline, rrjedhimisht mund të vazhdohet me hapat tjerë.

Ai ka shkruar në Facebook, se proceduralisht janë në pritje të ofertës nga ana e ShBA-së, që pastaj bazuar në të dhe planin e zhvillimit të FSK-së, ta realizojnë blerjen.

“Javeline, sistem me të cilin do të pajiset FSK tashmë fakt i kryer”, ka shkruar ai.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024