ATK mbledh mbi 110 milionë euro tatime në janar, 4 përqind më tepër plani
Lexohet për: 2 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Si rezultat i përpjekjeve të vazhdueshme për të mbledhur tatimet në përputhje me ligjin, Administrata Tatimore e Kosovës njofton se në muajin e parë të vitit 2024, ATK-ja ka arritur të mbledhë një shumë të konsiderueshme të të hyrave tatimore.

Në njoftim thuhet se shuma prej 111.22 milionë euro e të hyrave të mbledhura ka tejkaluar pritshmëritë e ATK-së, duke arritur të mblidhen 14.5 milionë euro më tepër se periudha e njëjtë e vitit të kaluar, si dhe 4.26 milionë euro apo 4 për qind më tepër se plani. Sipas ATK-së këto rezultate janë tregues i përpjekjeve të vazhdueshme për të forcuar zbatimin e ligjit dhe për të siguruar integritetin, besueshmërinë dhe profesionalizmin në mbledhjen e tatimeve.

“Ky sukses reflekton punën e palodhshme të punonjësve të ATK-së si dhe bashkëpunimin e mirë  me institucionet e rendit dhe ligjit por edhe me tatimpaguesit. ATK është e përkushtuar në sigurimin e një mjedisi të drejtë dhe transparent për të gjithë tatimpaguesit”, thuhet në njoftim.

Administrata Tatimore e Kosovës falënderon të gjithë tatimpaguesit për bashkëpunimin e tyre, si dhe i inkurajon ata që të vazhdojnë dhe të deklarojnë e të paguajnë tatimet e tyre në përputhje me ligjin për të kontribuar në zhvillimin e vendit tonë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024