Kërkohet dënim i merituar për të akuzuarin në rastin e gazetarit Selimi
Lexohet për: 2 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është mbajtur fjala përfundimtare ndaj të akuzuarit Arsim Limani, i dyshuar për vrasje të rëndë në tentativë ndaj gazetarit te RTK-së, Alban Selimi.

Nga Prokuroria e shtetit kanë thënë se tashmë është vërtetuar se i akuzuari, Arsim Limani ka kryer veprën penale vrasje e rëndë në tentativë.

Prokurorja, Javorka Perlinçeviq ka propozuar Gjykatës që të akuzuarin ta shpallë fajtor dhe ta dënojë sipas ligjit.

"Pas procedurës së provave, me analizimin dhe vlerësimin e provave të pranuara padyshim është vërtetuar se tash i akuzuari, Arsim Limani e ka kryer veprën penale vrasje e rënë në tentativë, dhe nga kjo prokuroria propozon gjykatës që të akuzuarin ta shpallë fajtor dhe ta dënojë sipas ligjit. Dhe se me rastin e caktimit dhe lartësisë së dënimit që ta merr parasysh dëshmitarët qe kanë qenë të propozuar në procedurë dhe që kanë qenë në seancë dhe që të akuzuarit të shqiptojë dënimin adekuat", tha ajo.

Në anën tjetër, Kujtim Kerveshi, avokati mbrojtës i gazetarit, ka thënë se me vënien e zjarrit kishte për qëllim të ndaloj në kryerjen e punës së gazetarit.

Ndërsa, i dëmtuari Alban Selimi, tha se i akuzuari është një recedivist me të kaluar kriminale dhe se gjykata nuk duhet që ta pranoj pendës e tij pasi ajo nuk është e sinqertë.

Ai tha se me këtë sulm i akuzuar ka dashur që të ju marrë jetën atij dhe familjes së tij, derisa shtoi se ky sulm i ka ndryshuar jetën atij dhe familjes së tij.

Ai ka kërkuar që i njëjti ta marrë dënimin e merituar.

Mbrojtësi i të akuzuarit, Fanol Krasniqi, tha se rasti është i ndikuar kryekëput nga mediat.

Ndërkaq, kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Medie Bytyqi tha se shpallja e aktgjykimit do të mbahet më 15 shkurt në orën 11:30, duke shtuar se prezenca nuk është obliguar.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024