Digjen disa hektarë mal në Dragash dhe Prizren
Lexohet për: 1 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Si pasojë e një zjarri që dyshohet të jetë shkaktuar nga defekti në një shtyllë elektrike, janë djegur disa hektarë mal pronë shoqërore.

Rasti ka ndodhur mbrëmë në fshatin Rapq të Dragashit, ku zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë vënë zjarrin në kontroll, mirëpo për shkak të erërave të mëdha ka rrezik që të përhapet përsëri.

Nuk raportohet për të lënduar.

Kurse, në fshatin Peçiç të Prizrenit, ku si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer për shkaqe të panjohura janë duke djegur disa hektarë mal pronë shoqërore.

Zjarrfikësit i janë përgjigjur thirrjes, por për shkak se terrenit të papërshtatshëm nuk po arrijnë të intervenojnë. Nuk raportohet për të lënduar.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024