Suits dhe Bluey, seritë më të transmetuara të vitit 2023 në ShBA
Lexohet për: 1 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Suits, drama juridike e suksesshme me dukeshën e ardhshme të Sussex-it, Meghan Markle, vendosi një rekord të ri transmetimi në ShBA pasi gëzoi një rigjallërim të popullaritetit në vitin 2023.

Sipas analistëve të medias Nielsen, seriali i cila u publikua për herë të parë nga viti 2011 deri në vitin 2019, u shikua për një total prej 57.7 miliardë minutash në Netflix vitin e kaluar.

Kjo ka mposhtur rekordin e mëparshëm të serialit The Office prej 57.1 miliardë minutash, të vendosur në vitin 2020.

Seria për fëmijë Bluey ishte e dyta më e shikuara vitin e kaluar, me 43.9 miliardë minuta në Disney+.

Kjo u pasua nga NCIS dhe një varg i serialeve më të vjetra duke përfshirë Grey's Anatomy, The Big Bang Theory, Gilmore Girls and Friends.

Suits u shfaq fillimisht në kanalin kabllor USA Network, por seria përjetoi një rritje të madhe të shikueshmërisë pasi u vendos edhe në Netflix verën e kaluar. /BBC/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024