Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka postuar foto në llogarinë e tij në Facebook para darkës së punës mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të lartë të administratës amerikane dhe BE-së, e ku po merr pjesë edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti.
Rama sonte është takuar në Shkup me ndihmës sekretarin amerikan të Shtetit, James O’Brien, por nuk ka dhënë detaje nga diskutimet.Në takim marrin pjesë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ai i Kosovës, Albin Kurti, ai i Malit të Zi, Milojko Spajiq, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe ministri i Financave dhe Thesarit në Këshillin e Ministrave të Bosnje e Hercegovinës, Srgjan Amidzhiq, sipas njoftimit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.
Në takim marrin pjesë edhe drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit në Komisionin Evropian, Gert Jan Kopman dhe ndihmës sekretari i Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, James O'Brien.
Organizatat rajonale, Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC), CEFTA dhe Forumi i Investimeve të Odave të Gjashtës së Ballkanit Perëndimor, si dhe institucionet financiare ndërkombëtare, marrin pjesë në takimin për Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor në Shkup.
Në nëntor 2023, Komisioni Evropian prezantoi një plan të ri të rritjes për Ballkanin Perëndimor, i cili përfshin 6 miliardë euro grante dhe kredi për të përshpejtuar bashkëpunimin social-ekonomike me BE-në.