Papunësia në Shqipëri në tremujorin e tretë 2023 është ulur në nivelin e 10.5%.
Shkalla zyrtare e papunësisë për burrat është 10.1 % dhe për gratë 11.1 %, sipas INSTAT-it.Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, rritje më të lartë të punësimit ka pasur në sektorin e shërbimeve me 6.1%, krahasuar me tremujorin e tretë 2022.
Papunësia në Shqipëri ulet në shifra historike - KosovaPress
Pavarësisht uljes së papunësisë në rang vendi, nga shifrat e analizuara del se papunësia është rritur te rinjtë e moshave nga 15-29 vjeç me 1.6% në tremujorin e tretë 2023, duke arritur në 22%. Për të ndryshuar këtë gjë, eksperti thotë se të rinjtë duhen paguar më shumë, që niveli i papunësisë tek ata të arrijë nën 20%.
“Kemi sot një rritje te grup-mosha 15-29 vjeç, pra ka më shumë të papunë kur ndërkohë kërkesa për punë ka. Kjo shpjegohet me faktin që pagat janë ende të ulëta, pra nuk janë tërheqëse. Kjo ka disa arsye sepse këta të rinjtë mund të mbahen nga familja me një pagesë shumë të vogël, e cila atyre iu mjafton dhe nuk është tërheqëse paga që iu ofrohet nga punëdhënësi për ta lënë pagesën që familja iu jep. Ndërsa e dyta është çështje prestigji duke qenë se jetojmë në këtë botën e globalizuar, nuk shkojnë dhe të punojnë për 25 apo 30 mijë lekë të reja”, tha Pashaj.