Haradinaj ngreh alaramin: Serbia dhe Azerbajxhani po i shërbejnë Putinit
Lexohet për: 2 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Ish-Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj, ka reaguar në lidhje me vizitën e presidentit të Azerbajxhanit në Serbi, Ilham Aliyev.

Në llogarinë e saj në platformën X, Haradinaj tha se të dy vendet, Serbia e Azerbajxhani kanë rritur marrëdhëniet e tyre ushtarake dhe politike që nga viti 2011, kur Azerbajxhani kishte rritur shpresat për të fituar kontrollin e rajonit të ndarë të NagornoKarabakh dhe Serbia në anën tjetër kishte filluar fushatën e saj ilegale për të ndalur njohjet e pavarësisë së Kosovës, të cilën edhe më tutje Azerbajxhani nuk e njeh.

Ajo tha se duke duke fuqizuar marrëdhëniet e tyre me Rusinë pas pushtimit të Ukrainës, këto dy vende po i shërbejnë Putinit duke krijuar një varësi politike, ekonomike dhe të sigurisë ndaj Rusisë, dhe rrjedhimisht duke ngadalësuar integrimin Euro-Atlantik të Ballkanit Perëndimor.

“Në ndërkohë, Serbia vazhdon të mbetet e pasanksionuar dhe anëtare e Partneritetit për Paqe të NAT0-s”, tha ish-shefja e diplomacisë kosovare.  

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024