Të jetosh mes natyrës, detit dhe diellit, a nuk është ajo që do të dëshironim të gjithë ? Një “arratisje e ëmbël”, një eksperiencë e re, një aventurë apo një relaks në perëndimin plot ngjyra.
Të marrësh jahtin dhe të shijosh lundrimin në maksimum, të kesh mëngjeset e gjata buzë detit, të ndash me miqtë apo familjarët momente të paharruara, të largohesh... dhe sërish të kesh një vend ku të kthehesh.Zgjidhni ta ndani këtë eksperiencë buzë pishinës, në vilat e projektuara me një arkitekturë moderne në harmoni me natyrën dhe që e ruajnë me fanatizëm atë duke lejuar ndriçimin natyral. Apo teksa deti bëhet shumë ftues nga veranda, në një hapësirë të bollshme dhe të gjelbëruar për famijen tuaj.
Përjetoni eksperiencën në hotelet, ku mikëpritja dhe akomodimi do të jenë kryefjala nën një shërbim premium, projektuar drejt ekselencës dhe zgjidhni të shpenzoni një kohë cilësore përgjatë “La Cittadella”. Bare & beach bare, restorante, markete, butikë me brande kombëtare dhe ndërkombëtare shenjojnë një tjetër lifestyle në bregdet. Një gotë me pamje nga marina ose një pjatë e shijuar buzë detit, do të plotësonin më së miri puzzle-n në Next To Vala Mar Premium.