Caktohet masa nga një muaj paraburgim për dy persona për ngacmim seksual
Lexohet për: 1 min.
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Gjykata Themelore Prishtinë, Dega në Podujevë - Departamenti i Përgjithshëm Penal, ka caktuar sot masën nga një muaj paraburgim ndaj të pandehurve me inicialet A.B. dhe D.D. nën dyshimet e bazuara se në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale ngacmim seksual, fotografim dhe incizime tjera të paautorizuara.

Në një njoftim për media nga Gjykata Themelore në Prishtinë thuhet se gjyqtari i Procedurës Paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024