Ish presidenti Sejdiu e sheh me rëndësi të jashtëzakonshme unitetin politik për t’u përballur me sfidat e shtetndërtimit. Ai në një intervistë dhënë për Kosovalive, tha se që në kohën e bisedimeve të Vjenës kishin unitet të plotë, pozitë dhe opozitë duke qenë kështu të bashkuar në një proces të vështirë të negociatave. Z. Sejdiu e kujton një moment të rëndësishëm më të dërguarin amerikan tashmë të ndjerë Frank Wisner, kur ky i kishte bërë një pyetje direkte: A mund të qëndroni deri në fund me argumentet për pavarësinë e Kosovës? Ishte një pyetje direkte tha Sejdiu duke e krahasuar atë situatë me gjendjen e tashme që po përballet Kosova jo vetëm me Serbinë por edhe më faktorë të tjerë që nuk janë në anën e Kosovës. Ish presidenti e ftoi klasën politike që të jetë e përgjegjshme, siç tha në rastet përshembull kur propozojnë ide për konferenca ndërkombëtare për Kosovën e ide të tjera. Sipas tij, këto ide shkojnë në dëm të 17 shkurtit 2008 e po ashtu edhe të vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Sejdiu e sheh me rëndësi që pushteti ta ftoj opozitën për të ndërtuar unitetin, por jo vetëm. Në rrethanat politike që po kalon Kosova sipas tij, është e rëndësishme që të angazhohen edhe institute për të bërë analiza e studime të secilës situatë.
Opozita sipas Sejdiut, në rolin e saj apo jo?Memli, Lumiri apo Ramushi?
Ish presidenti Sejdiu nuk foli me emra për të vlerësuar se cili nga liderët opozitarë po e bënë apo jo detyrën aktive në raport me pushtetin kur vendi po përballet me një proces kritik të bisedimeve me Serbinë e po ashtu edhe për temat e brendshme.
Kualitet nuk shihni?
“Nuk shoh, absolutisht nuk shoh kualitet në atë që mund të jetë e nevojshme edhe për kohën në kuptimin e reagimit. Me duket shumë e paarsyeshme edhe ajo pjesa e takimeve me faktorin ndërkombëtar, me Lajçakun”.
“Një qasje e tillë nuk është korrekte, abslutisht edhe për përgjegjësinë që duhet ta kenë ndaj elektoratit dhe vendit. Nëse je insistues dhe kritikues, që është e drejtë, i një koncepti, merre shikoje dhe jepe vizionin tënd”.
A po e sundon Kosovën papjekuria politike?
Ish presidenti Sejdiu u përmbajt kur u pyet nëse presidentja Vjosa Osmani Sadriu, po e kryen detyrën e saj kushtetuese, sidomos detyrën si përfaqësuese e unitetit.
“Secili në rolin në vet por janë natyrisht pikat e tjera që duhet t’i bashkojnë. Janë tema të ndjeshme që i kemi para vetës. Jo shiko, unë nuk lëshohem në diçka që duhet të kem argumente më shumë. Nganjëherë njeriu duhet të shikoj pamjen si pikturë e përgjithshme në temat që i kemi para vetës dhe menyrën e qasjes për to. Mendoj se ka tema që kohësisht mund të spostohen për ecje të mëvonshme apo zhvillimet si kalendar por ka edhe tema tepër të urgjencës”, u shpreh ai.
“Janë dy çështje që duhet të them. E para, unë kur e kam përfunduar mandatin tim dhe kam dashtë të respektojë institucionet, nuk ka qenë obligimi imi që të tërhiqem, nuk ka qenë obligim i imi. Unë e kam vlerësuar situatën dhe e di se në njëfarë forme e kam pas idol Sokratin në qasjen që ai e ka pas. Dhe, e dyta është një praktikë jo e mirë, këtë e them përgjithësisht dhe nuk lidhet vetëm me vetën time që nuk ndërtohet një ecje e nevojës apo e këshillave për tema të caktuara. Nuk kam pas shembull, personalisht flas. Absolutisht unë nuk kam armiqësi me njerëz, përshëndetem më të gjithë, edhe kur kemi e nuk kemi simpati. Pjesën institucionale e respektoj në kuptimin më të plotë”, nënvizoi Sejdiu, shkruan kosovalive.net.
Ish presidenti u pa në Podujevë me kryeministrin Kurti pas përfundimit të ceremonisë së vendosjes së shtatorës së Nderit të Kombit Adem Demaçi. Si e shpjegon vet Sejdiu këtë bashkëbisedim me Kurtin?!
“Jo, Jo, ishte një përshëndetje. Isha në një ceremoni”.
I thatë, ç’po bëni në dialog?
Zgjedhjet në LDK me qasje e parregullt
Ish kryetari i LDK-së Fatmir Sejdiu, që e mori drejtimin e partisë pas vdekjes së Dr. Ibrahim Rugovës, nuk është i impresionuar me mënyrën e zgjedhjeve në kuvendin zgjedhor të LDK-së, ku u konfirmua për kryetar për katër vitet e ardhshme z. Lumir Abdixhiku.
Demokratike apo jo demokratike?
“Nuk është në rregull si qasje. Këto të tjerat, delegatët se si e kanë dhënë besimin e ka për borxh të sjellet përgjegjshëm dhe të kontribuoj në realizimin e një projekti të idesë themelore. Absolutisht gjithmonë. Dhe, e them paralelisht…”.
“Unë mendoj se ka shumçka që ka lëvizë. Flas në përgjithësi, jo për Lumirin, është problemi edhe në një etapë të mëhershme, që LDK nuk është në tabanin e plotë, në tabanin e LDK-së, nga ideja që e kanë pas themeltarët dhe që është bërë me etapat e hershme të ecjes së saj. Duke u nisur nga vet përmbajtja e emrit të LDK-së dhe çfarë ajo synon deri të përputhja e saj në projektin esencial nacional që e ka pas, duke aluduar edhe në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit anipse kohët kanë qenë të ndryshme. Dhe, në këtë kuadër natyrisht se vet koha ka sjellë në mënyrë të papërgjëgjshme, po them një ecje, pak edhe jashtë asaj apo atij rrafshi esencial, që unë do ta preferoja, që ka qenë edhe pjesë e angazhimit tim, që ka qenë trashëgimi e veçantë nga presidenti Rugova”, u shpreh ish presidenti Sejdiu, pozicionin e të cilit në krye të partisë e zuri këshilltari i tij, Isa Mustafa.