Tre të lënduar nga përplasja e veturës me shtyllën në Shkodër
Rajoni
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Zues të Shkodrës, ku një veturë është përplasur me shtyllën elektrike duke lënë të lënduara tri vajza.

Shoferja 27-vjeçare ka humbur kontrollin e makinës që drejtonte, duke u përplasur më pas me shtyllën elektrike dhe si pasojë ka mbetur e dëmtuar bashkë me dy pasagjeret.

Fillimisht u nxorën nga makina dy pasagjerët, ndërsa 27-vjeçarja u nxor pas disa orësh përpjekjeje  nga ekipet zjarrfikëse.

Sipas policisë, shoferja është identifikuar me inicialet E. G., ndërsa dy vajzat e tjera 21 vjeç, me iniciale A. D. dhe B. G.

Të tri vajzat janë në kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. /tch

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024