Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se për rastet urgjente nuk ka lista të pritjes në QKUK dhe as në spitalet e përgjithshme rajonale. Vitia në seancën e sotme të Kuvendit, në kuadër të pyetjeve parlamentare, tha se listat e pritjes mbi 1 vit janë vetëm në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare dhe asaj të Ortopedisë.
Pasi u pyet nga deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ministri i Shëndetësisë tregoi në detaje përqindjen e listave të pritjes nga 1 javë deri në 1 vit.Pasi u pyet nga deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha për ndërtimin e çerdheve të reja, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci tha se ka rezultate pozitive në këtë temë, mirëpo për shkak të qëndrimit të PDK-së për marrëveshjen ndërkombëtare nuk mund të jap përgjigje të detajuar.
Mirëpo, deputetja Hoxha kritikoi ministren Haxhiu, teksa i tha se ajo është e obliguar t’iu jep përgjigje deputetëve.
Pas kësaj deputetët opozitarë, të cilët nuk ishin në numër të madh lëshuan sallën plenare dhe seanca plenare po vazhdon me vetëm pesë deputetë të mazhorancës, të cilët po bëjnë pyetje karshi disa ministrave të qeverisë./KosovaPress/