Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka uruar Shqipërinë me rastin e 111-vjetorit të shpalljes së pavarësisë.
Përmes një deklarate të publikuar në faqen zyrtare të DASH, Blinken vlerëson Shqipërinë për bashkëpunimin e ngushtë dhe thekson se lidhjet mes dy vendeve mbeten të qëndrueshme.Deklarata e plotë:
Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, uroj qeverinë dhe popullin e Shqipërisë dhe ju uroj një festë të gëzuar për 111-vjetorin e Pavarësisë.
Zgjedhja e fundit e Shqipërisë në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut është një shenjë respekti ndërkombëtar për përparimin e fuqishëm që ka bërë kombi juaj në dekadat e fundit dhe një njohje e shërbimit të tij shembullor në 2015-2017. Ne jemi krenarë që shërbejmë përkrah Shqipërisë dhe presim me padurim të punojmë së bashku për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut në mbarë botën.
Lidhjet midis kombeve tona, të bazuara në vlerat, kulturën dhe miqësinë e përbashkët mbeten të qëndrueshme. Le të vazhdojë të përparojë puna jonë së bashku. /EuronewsAl