Punëtori në Angli mbetet i bllokuar në çati në mes të zjarrit, e shpëtuan me vinç
Bota
Lexohet për: 1 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Një punëtor që po shpëtohet duke përdorur një vinç mund të shihet në një video dramatike në mediat sociale. Një punëtor u bllokua në çati pranë një rrokaqiell të djegur në Reading, Angli.

Zjarri ka rënë mëngjesin e sotëm dhe është shuar gjatë ditës. Operatori i vinçit, i cili me një reagim të shpejtë ka shpëtuar punëtorin, thotë se e kanë shmangur “për pak” aksidentin.

"Unë pashë nga dritarja e vinçit dhe pashë një burrë në skajin e ndërtesës në anën e majtë," tha Glen Edwards (65), raporton Sky News.

"Mezi e shmangëm një aksident. Pati një erë të fortë. U përpoqa të ulja kafazin midis tij dhe flakëve, por era vazhdonte të më pengonte. Në fund ia dola," shtoi ai.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024