Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka dëshmuar në Prokurorinë Speciale në lidhje me rastin e Astrit Deharit. Ndërkaq, avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi nuk është lejuar të marrë pjesë gjatë intervistimit.
Në një prononcim për media, Gashi tha se Prokuroria është treguar selektive, dhe se e njëjta po e pengon punën në rastin e Astrit Deharit.Ai tha se i ka paraqitur disa kërkesa, por prokuroria ende nuk i ka dhënë përgjigje zyrtare.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...
Ndryshe, me rastin e 7-vjetorit të vdekjes së ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Deharit, Haxhiu kishte shkruar në Facebook, se krimi ndaj Deharit përfshin një sërë veprimesh për të cilat ende askush nuk ka dhënë përgjegjësi.https://kosovapress.com/admin/haxhiu-deshmon-per-rastin-dehari-gashit-nuk-i-lejohet-te-marre-pjese-ne-intervistim/
Pas kësaj, Haxhiu kishte njoftuar se ftesa nga Prokuroria Speciale për të dëshmuar, kishte ardhur si rezultat i statusit të saj të bërë në rrjete sociale./E.Krasniqi