Çerdhet dhe kopshtet e fëmijëve në pulla postare
Lexohet për: 1 min.
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj, me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të të drejtave të Fëmijëve, nga sot lëshoi në qarkullim postar emisionin e ri të pullave postare që i dedikohet edukimit dhe arsimimit parashkollor me titull ”Çerdhet dhe kopshtet e fëmijëve”.

Me pamje të tri pullave postare, prezantohen grupmoshat e fëmijëve në çerdhet dhe kopshtet sipas politikave edukativo-arsimore të vendit tonë.

“Përmes lojës dhe aktiviteteve të ndryshme në çerdhe, të vegjlit tanë fillimisht zhvillojnë shkathtësitë bazike të jetës, socializohen dhe njihen me disa koncepte bazë, përfshihen në eksperienca të reja, në sajë të aktiviteteve që mund të mos i kenë provuar më parë”, thuhet në komunikatë.

Sipas njoftimit Posta e Kosovës, me imazhet e këtyre pullave postare afirmon të drejtat e fëmijëve të mbarë botës dhe vazhdon të promovojë vlerat e Republikës së Kosovës, në të gjithë lëmenjtë e jetës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024