Mungon siguria në parqet e kryeqytetit, komuna premton vendosjen e kamerave
Lexohet për: 3 min.
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Përdorimi i motoçikletave, qentë endacakë dhe përdorimi i narkotikëve mbesin dukuri shqetësuese për qytetarët që frekuentojnë në parqet e kryeqytet, veçanërisht në atë të Gërmisë. Për të pasur më shumë siguri në parqe, qytetarët kërkojnë vendosje të kamerave në parqe, ndriçim të mjaftueshëm dhe shenjëzim të shtigjeve.

Drejtori për Siguri dhe Emërgjenca në Komunën e Prishtinës, Lulzim Fushtica ka thënë se  ndriçimi në parqe do të shtohet, do të rregullohen lodrat për fëmijët, do të bëhet shejnëzimi i shtigjeve, vendosja e kamerave jo vetëm në parqe, por në të gjithë kryeqytetin, si dhe do të shtohet numri i patrullave policore.

Megjithatë, ai tha se është shtuar edhe një dukuri e re që është sipas tij, shqetësuese, si përdorimi i motoçikletave që po frekuentohen nëpër shtigjet e vizitorëve, që janë në Gërmi.

Fushtica tha se është me rëndësi vendosja e kamerave edhe në parqe, por edhe në pjesë tjera të kryeqytetit , dhe vendosja e masave tjera shtesë që parashihen për këtë plan

Sa i përket ndriçimit Fushtica tha se,ndriçimi është një komponent shumë i  rëndësishëm i sigurisë, pasi që sipas tij, aty ku ka ndriçim ka më shumë siguri.

Ai tha se aty ku nuk ka ndriçim ka rrezik për zhvillim të aktiviteteve kriminale.

Ndërkaq, për qenët endacak Fushtica ceku se, shpreson që do të ketë edhe strehimore të tjera që do të hapen nga qytetarët me subvencionim, me sterilizim, vaksinim dhe lëshim.

Sipas tij, sa për kontrollimin e parqeve nga Policia e Kosovës do të rritet numri i  patrullave në parqet.

Fushtica gjithashtu theksoi se duhet të analizohen bashkërisht dhe të gjendet mënyra më e mirë se si të bëhet jo vetëm parandalimi i aktiviteteve kriminale, por edhe zbulimi i veprave kriminale që ndodhin në parqet e qytetit.

Për sigurinë në parqe, një qytetar i lagjes “Taukbashçe”, Avdyl Tolaj tha se janë të rrezikuar nga qentë endacak.

Ndërsa një qytetarë tjetër, Drin Demaj, në parkun e Gërmisë tha se nuk janë të sigurtë, mund të ketë rrezik prej qenëve në mbrëmje.

Ndërkaq, Shyqyri Thaçi, një qytetarë tjetër në parkun e “Taukbahqes” u ankua për  rrjedhjen e kanalizimit që kalon në dy tre vende që disa vite, dhe sipas tij nuk po rregullohet nga institucionet përkatëse.

Sa i përket sigurisë në parqe, Policia e Kosovës nuk është përgjigjur për KosovaPress.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca së bashku me përfaqësues nga Policia e Kosovës, Brigada e Zjarrfikësve -Prishtinë dhe Klubi Alpin Prishtina kanë mbajtur një mbledhje për “Hartimin e Planit për Siguri në Parqet e Kryeqytetit”.

Në këtë mbledhje është diskutuar për elementet e domosdoshme për trajtimin e çështjes së sigurisë në parqet e kryeqytetit, evidentimin e faktorëve kërcënues, vendosja e pajisjeve të sigurisë, monitorimi, verifikimi dhe kontroll të vazhdueshme në mënyrë që të ndërmerren hapa konkret për realizimin e këtij plani./A.Shala/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024