Shkencëtarët indianë duan të pastrojnë ajrin në Nju Delhi duke 'mbjellë retë'
Lexohet për: 2 min.
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Shkencëtarët e Indisë planifikojnë të 'mbjellin re' për herë të parë për të shkaktuar shira të dendur në pjesë të Nju Delhit, duke shpresuar të reduktojnë problemin e smogut që po mbyt kryeqytetin më të populluar në botë, njoftoi të enjten udhëheqësi i projektit.

Cilësia e ajrit në Delhi bie çdo vit në prag të dimrit, pasi ajri i ftohtë bllokon grimcat nga shkarkimet e makinave dhe oxhaqet e fabrikës, pluhurin nga kantieret e ndërtimit dhe hirin nga djegia e mbetjeve bujqësore.

Rreth datës 20 nëntorit, shkencëtarët presin një re të trashë mbi qytet dhe planifikojnë të 'mbjellin' kripë në të për të shkaktuar shi të dendur, tha Manindra Agrawal, një eksperte nga Instituti i Teknologjisë në Kanpur.

Projekti, i cili kushton 120.000 dollarë për 100 kilometra katrorë, konsiston në spërkatjen e reve me një përzierje kripërash, duke përfshirë jodur argjendi.

Autoritetet në qytetin prej 1500 kilometrash katrorë me 20 milionë banorë kanë mbyllur në të kaluarën shkollat, kanë ndaluar punimet e ndërtimit dhe kanë kufizuar numrin e makinave në rrugë për të kontrolluar ndotjen.

Indeksi i cilësisë së ajrit ishte 506 të enjten, duke e bërë atë "të rrezikshëm", njoftoi grupi zviceran IQAir.

Disa vende kanë përdorur 'mbjelljen e reve' për të nxitur shiun, për të pastruar ajrin dhe të korrat ujore në kohë thatësire, duke përfshirë Meksikën, SHBA-në, Kinën, Indonezinë dhe Malajzinë.

Por në vitin 2021, një plan për të përdorur teknologjinë për të rritur reshjet e borës mbi malet në Nju Meksikës (SHBA) u ndal pas kritikave se mund të helmonte njerëzit dhe tokën.

Nju Delhi bëhet me ‘Dhomë të Gjelbër Lufte’ për shkak të ajrit të ndotur ‘ - KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024