Pjesa e parë: Baras mes Milanit e PSG, City në epërsi
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjet që po zhvillohen momentalisht në Ligën e Kampionëve, ku kemi rezultate tejet interesante.

Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “San Siro”, Milani po barazon 1:1 me Paris Saint-Germain, raporton KosovaPress.

Skriniar kaloi PSG në epërsi në minutën e 9’, para se Leao të barazonte rezultatin për Milanin në 1:1 në minutën e 12’.

Ndërkaq, kampioni evropian, Manchester City shkon në pushim në epërsi minimale 2:0 kundër Young Boys.

Golat për Cityn deri tani i shënuan Erling Haaland nga penalltia (minuta e 23’) dhe Phil Foden (minuta e 45+1’).

Rezultatet e pjesës së parë të ndeshjeve të Ligës së Kampionëve i gjeni më poshtë.

AC Milan 1:1 Paris Saint-Germain

Atletico Madrid 2:0 Celtic

Crvena zvezda 0:1 RB Leipzig

FC Porto 1:0 Antwerp

Lazio 1:0 Feyenoord

Manchester City 2:0 Young Boys

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024